Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën një ditë më parë, ku kol Manaj plagosi me armë zjarri bashkëjetuesen Anila Prendushi (Ndoka) 44 vjeç, dhe më pas u vetëvra.
Burime pranë grupit hetimor në policinë e Shkodrës bëjnë me dije se janë marrë ne pyetje familjarë të Anilës dhe bashkëpunëtorë të saj, pasi ajo punonte si psikologe pranë një OJF në Qendrën Komunitare nr.5, aty ku ka ndodhur edhe krimi i rëndë.
Mësohet se Manaj ka shkuar në këmbë pranë zonës ku ndodhi ngiarja, ndërkohe që Anila ka zgjedhur që bisedën me bashkëjetuesin ta bëjë në makinë. Sipas burimeve, ata kishin disa ditë që kishin pasur grindje pasi Anila donte t’i jepte fund kësaj marrëdhënie, kërkesë kjo e cila nuk është pranuar nga ana e 34 vjeçarit.
Dhe në kushte të rënduara psikologjike ai ka debatuar ne makinë me bashkëjetuesen dhe ne debat e sipër me armën tip pistoletë ka qëlluar në kokë 44-vjeçaren, duke menduar se e ka lënë të vdekur, ka qëlluar edhe veten duke gjetur vdekjen.
Policia ne mjet ka sekuestruar armen e zjarrit dhe telefonat e autorit dhe të plagosurës. Jo e fundit ndodhet në spitalin e Traumë në gjendje të rëndë.
Anila Prendushi (Ndoka) është nënë e 3 fëmijëve dhe e divorcuar prej 6 vitesh. Sakaq ajo kishte krijuar një lidhje intime me 34 vjeçarin, me të cilin bashkëjetonte prej 5 vitesh.