Dhunoi për vdekje 42-vjeçarin Egli Proga/ Denis Meçe kërkon lehtësim mase nga arrest me burg në arrest shtëpie

Avokati i Denis Meçes, autorit të dyshuar të vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga, ka kërkuar që ndaj 29-vjeçarit, të ketë masë tjetër sigurie, se ajo e caktuar, “Arrest në burg”.

Eduart Muçi, avokati i Meçes, kërkoi që të cilësohet i ligjshëm arrestimi, por sipas tij, duhet të ketë masë më të lehtë, sikurse “arrest në shtëpi, apo “garancia pasurore” në vlerën 1 milion lekë.

Ndërkaq, ka pasur debate mes Prokurorisë së Korçës dhe Policisë së Shtetit lidhur me procedimin dhe hetimin për vrasjen e Egli Progës të shtunën në Pogradec.

Prokuroria njoftoi se kishte ngritur akuzën për autorin, bazuar në provat që kishte referuar policia, si dhe ka nisur hetim për shpërdorim detyre për një inspektor policie në vendngjarje.

Por policia reagon duke thënë se ky i fundit përmbushi të gjitha detyrat funksionale. Sipas policisë, nuk ka asnjë lidhje mes inspektorit të akuzuar dhe hetimit të ngjarjes.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn