Diaspora voton me 11 maj/ Nis shpërndarja e fletëve të votimit anë e mbanë botës

Ka nisur këtë të hënë nisur shpërndarja e fletëve të votimit për diasporën. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri sot është nisur dokumentacioni fleta e votimit për zgjedhësit jashtë vendit, të qarku Dibër dhe Berat.

Fletët e votimit për këto dy qarqe janë nisur në 85 vende të botës, por mbërritja e tyre nuk është e njejtë për të gjitha shtetet.

Në Europë mbërritja e fletëve të votimit do të jetë maksimalisht në datën 22 Prill, ndërsa në kontinetet e tjera të paktën deri në 25 Prill.

Kujtojmë se ditën e enjte ka nisur procesi i vënies së vulave në fletët e votimit për diasporën, i cili monitorohet 24 orë me kamera. 

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn