Diaspora voton me 11 maj, shqiptarët marrin zarfat e parë, Rama ndan foton e familjes shqiptare: Jua shpërblefsha me pasaportën europiane!

Një ditë më parë kanë mbërritur në shqiptarët në diasporë fletët e para të votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale foton e një familjeje emigrantësh shqiptarë që shfaqen me zarfin e fletës së votimit.

“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030 në BE.

Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”, shkruan Rama. 

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn