“Drejtuar vetes”, Rezarta Shkurta ka një mesazh në ditën e saj të lindjes….

Këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila prej kohësh është shkëputur nga muzika, feston ditëlindjen e saj të 38-të. Edhe pse larg ekranit, ajo përsëri është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit momente familjare dhe jo vetëm.

Me rastin e ditëlindjes, bukuroshja është lumturuar nga vajza e saj Hera, dhe bashkëshorti Ermali, të cilët i kanë dhuruar një buqetë me lule si edhe i kanë shkruar një letër ku i shprehin dashurinë.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila e ka publikuar videon teksa vajza e surprizon me dhuratën, në Instagram.

Ndër të tjera Rezarta i ka bërë dhe një dedikim vetes së saj në InstaStory ku shkruan: ”Më mësove të lësh pas Rezartën që lëndohej para dashakeqësve, dhe ke mësuar t’i falësh edhe armiqtë sepse vetëm kështu pastrohet energjia.”

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn