Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plepave në Durrës, ku janë përplasur 4 makina
Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar 10 persona. Po sipas të njëjtave burime nga të plagosur kanë mbetur 6 të rritur dhe 4 fëmijë. 9 prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grua është në gjendje të rëndë.
Ende nuk është zbardhur dinamika se si ka ndodhur aksidenti.















