Durres / Moti i keq, në pak minuta shi përmbytet qyteti, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Durrësit këtë të hënë në vetëm pak minuta,

Rrugët e qytetit bregdetar janë mbushur me ujë duke krijuar vështirësi në  qarkullimin e automjeteve, po ashtu dhe këmbësorëve.

Sinoptikanët paralajmëruan se vendi ynë do të goditej nga stuhi ciklonare dhe zonat më të rrezikuara nga sasia e konsiderueshme e reshjeve ishin Shkodra, Ultësira Perëndimore, dhe gjatë pasdites pjesa jugore e vendit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn