Sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimeve, një avion i përfshirë në këto operacione fluturoi mbi Dubain në ditët para përmbytjeve, por autoritetet mohojnë një fakt të tillë.
Nga shiu dhe përmbytjet rekord në Emiratet e Bashkuara Arabe (veçanërisht në Dubai), kaosi dhe dyshimet janë shtuar për “mbjelljen e reve”.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë nën kontrollin e një ngjarjeje të jashtëzakonshme të motit, e karakterizuar nga shiu më i dendur, i regjistruar ndonjëherë në histori, i cili ka shkaktuar shkatërrim dhe kaos në pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht në Dubai. Kombi, i njohur për klimën e tij kryesisht të thatë, përdor teknika të mbjelljes së reve për të shtuar reshjet dhe për të rimbushur rezervat e ujit nëntokësor. Megjithatë, intensiteti i reshjeve të fundit ka ngritur dyshime për korrelacionin e mundshëm mes kësaj praktike dhe përmbytjeve katastrofike .
Metoda e mbjelljes së reve përdoret për të stimuluar reshjet: avionët e specializuar shpërndajnë grimcat e kripës në re për të shpejtuar kondensimin dhe për të nxitur shi.
Sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimeve, një avion i përfshirë në këto operacione fluturoi mbi Dubai në ditët para përmbytjeve, megjithëse Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe (NCM) e mohoi këtë si dhe mohoi çdo bashkëpunim.
Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë skena shkatërrimi: automjete të zhytura në ujë dhe njerëz të detyruar të braktisin makinat e tyre për të kërkuar strehim. Rrugët u shndërruan në lumenj të vërtetë. Uji gjithashtu përmbyti shtëpitë dhe dëmtoi infrastrukturën. Dëmi më i madh është shënuar në aeroportin e Dubait, ku edhe pati me dhjetëra fluturime të anuluara.