E moshuara e cila në Nëntor të vitit 2022, ishte keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”, është ndarë nga jeta.
Lajmi i trishtë është bërë me dije nga avokati i familjes së të moshuarës.
Mësohet se ai ka thënë se tashmë rrethanat e rastit janë ndryshe, pasi e dëmtuara në këtë rast ka ndërruar jetë, duke shtuar këtu se nga 31 Tetori nuk është mbajtur as edhe një seancë gjyqësore për këtë rast.
Sipas tij, njëra nga të dyshuarat është deklaruar e fajshme, ndërsa dy të tjerat të pafajshme para gjykatës.