Një ngjarje e rëndë është raportuar pak më parë në Shkodër, kur një nënë 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumin Bunë së bashku me katër fëmijët e saj të vegjël. Fatmirësisht, policia ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar një tragjedi të mundshme.
Raportohet se ajo ishte e divorcuar kohët e fundit dhe kishte shpërngulur tek prindërit e saj së bashku me fëmijët e saj.
Gjendja e saj psikologjike ishte e rënduar, gjë e vërejtur edhe nga familjarët e saj.
Sipas burimeve, para se të tentonte vëtëvrasjen, ajo kishte kontaktuar me një nga familjarët e saj. Ata kanë lajmëruar menjëherë, duke mundësuar kështu intervenimin e shpejtë të policisë që e ndaluan aksidentin e mundshëm tragjik.