Një 43-vjeçare ka humbur jetën në Klos, si pasojë e një mbidoze medikamentesh.
Mësohet se shtetësja me iniciale V.Z., dyshohet se konsumoi një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresiv në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e saj.
43-vjeçarja, u transportua për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.















