Një 56 vjeçar është arrestuar në Korçë pasi ka tentuar që të kryejë veprime të turpshme me dy të mitura.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lulishte pranë Shën Mërisë në qytet, ku dy vajzat e mitura, përkatësisht 7 dhe 8 vjeç, ishin duke luajtur me njëra-tjetrën.
Burri me inicialet N.ZH., u është afruar me pretendimin për t’i afruar, dhe nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar t’i prekë në pjesë të trupit.
“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. Zh., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy shtetase të mitura. “, njofton policia.