Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Bicaj të Kukësit.
Fillimisht policia njoftoi se një person është plagosur me armë zjarri pas një konflikti, ndërsa mësohet se autori është drejtor në bashki, ndërsa i plagosuri i afërm i kryebashkiakut.
I plagosuri është identifikuar si Elvis Halili, ndërsa autori i dyshuar si Zenel Muçmata, i cili mban postin e drejtorit në Bashkinë e Kukësit.
Mësohet gjithashtu se Halili është kushëri i kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Kukësit, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.