E RËNDË NË VLORË/ Vetëhidhet nga kati i pestë i pallatit, humbi jetën 76 vjeçarja

Një shtetase 76-vjeçare ka humbur jetën në Vlorë.

Policia njofton se e moshuara dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte.

Sipas informacioneve paraprake, 76-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Vlorë/Informacion paraprak:

Sot, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, shtetasja N. B., 76 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor), e cila si pasojë ka humbur jetën.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn