Një 45-vjeçare është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi rezultonte e shpallur në kërkim nga autoritetet italiane si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e drogës.
Policia ka njoftuar se operacioni i koduar “Operacionalja 19”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, ka rezultuar në kapjen e shtetases E.Sh., e cila kishte një urdhër arresti nga Gjykata e Bolonjës për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.
Gjyqtarët italianë i kishin caktuar asaj masën e sigurisë “Arrest në burg”. Aktualisht, autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën për të përfunduar procedurat e ekstradimit të saj në Itali.