Romeo Veshaj e ka quajtur Egla Cenon tradhtare, duke vijuar akuzat pas nominimit që aktorja bëri gjatë spektaklit të BBV të martën mbrëma.
Mëngjesin e sotëm, Egla i tha se ai do ia puthë sërish duart, duke nënkuptuar veprimin që bëri për të dhe Heidin, por Romeo nuk është në dijeni, ndaj vijon me akuzat.
Egla: U zgjova si dritëz ylli, ose më shumë se aq.
Romeo: Tradhtarët zgjohen njësoj si ne, nuk është se kanë një ndjesi faji ee. Fle rehat dhe zgjohesh rehat.
Egla: Mbaj mend çfarë të kam thënë. Do më puthësh prapë duart po me aq dëshirë.
Romeo: Kjo është pjesa më e turpshme
Egla: Atë moment e vlerësoj shumë dhe ti do e përsërisësh atë veprim.
Kujtojmë se Egla vuri në nominim Romeon dhe Heidin, mirëpo në të vërtetë njëri do shkojë në finale, ndërsa tjetri do jetë në nominim. Banorët e tjerë nuk janë në dijeni të kësaj skeme.