Ditën e sotme, Egla dhe Françeska, janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën, teksa nuk është aspak hera e parë që dyshja ka patur përplasje, por këtë herë shkoi në tjetër nivel. Debati i sotëm në fakt ka nisur nga Egla, e cila ka komentuar trupin dhe peshën e Françeskës dhe siç duket kjo gjë e ka prekur atë, ndërsa më pas “zënka”ka vazhduar e teksa dyshja ka nisur të eci rreth pishinës dhe në një moment Egla tenton të rrëzojë Françeskën brenda në pishinë.
Pjesë nga debati:
Egla: Ti je e pisët, nuk të jap kënaqësinë e copës që më kërkon.
Egla shtyn me trup Françeskën.
Françeska: Doje të më hidhje në pishinë? Çfarë bën, a je në terezi?