Ashtu sic dhe u paralajmërua dy ditë më parë nga paprotokoll.com Alfred Peza është larguar nga drejtimi i RTSH-së. Peza ka dorëzuar dorëheqjen të cilën ja ka kishte kërkuar më herët kryeministri.
Sipas informacioneve, konfirmohet largimi i Pezës dhe Këshilli Drejtues do të vendosë për vijimin e drejtimit të këtij institucioni ndërsa mësohet se këshilli ka refuzuar emrin e Alban Dudushit.
Këtë të shtunë burime konfidenciale per paprotokoll.com konfirmuan se drejtori i RTSH Alfred Peza është detyruar të japë dorëheqjen.
Mësohet se dorëheqja i është kërkuar nga vetë kryeministri pasi rezulton se Peza me “politikat” e tij mendohet se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 1 milion euro.
Megjithatë mësohet pothuajse të gjithe drejtorët e drejtorive të emëruar nga vetë Peza së fundmi kanë dhënë dorëheqjen pasi kanë refuzuar te firmosin dokumenta që lidhen me vlera financiare për festivalin e fundvitit.
















