Zgjedhjet për Parlamentin Europian që u mbajtën në 27 vendet e BE-së nga e enjetja (6 qershor) deri mbrëmjen e sotme (9 qershor) regjistruan një fitore të madhe të partive të ekstremit të djathtë. Veccanërisht e djathta ekstreme shënoi rezultate historike në Francë, Gjermani e Austri.
Në Francë e Austri partitë respektive të së djathtës ekstreme kryesojnë bindshëm, ndërsa në Gjermani AfD renditet e dyta pas CDU/CSU.