ELBASAN/Prokuroria konfirmon se personi i vrarë në burgun e Peqinit e që qendroi 3 muaj në morg është i Arben Lleshit!

Prokuroria e Elbasanit ka arritur të provojë se personi i vrarë më 15 Dhjetor 2023 në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, është Arben Lleshi.

E ndërsa trupi i tij ndodhet ende në morg, Prokuroria dhe IML u detyruan të bëjnë akt-ekspertim për shkak të pretendimeve të familjarëve, që pasi nuk u paraqitën për disa muaj për të tërhequr trupin, thanë se nuk i përket Arben Lleshit.

Mësohet se verifikimi është bërë përmes gjurmëve të gishtërinjve, dhe pas kësaj Prokuroria e Elbasanit i ka nisur rezultatet IML-së që të njoftohen familjarët për konkluzionin shkencor.

Burime nga Mjekësia Ligjore konfirmojnë marrjen e konkluzioneve, janë njoftuar familjarët teksa do të pritet përgjigjja e tyre.

Kujtojmë se 3 muaj pas vrasjes këta të fundit ngritën një pretendimin e fortë, duke u shprehur se kanë dyshime nëse trupi që ndodhet në morg i përkiste atij.

Në këto kushte, mes procedurave pa mbarim të kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Prokuroria e Elbasanit, u vendos të bëhej një test AND-je.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn