Erdgys Arrazi merr leje nga burgu për varrimin e vogëlushëve/ Dy ceremoni mortore të ndara, nëna varroset në Durrës, dy fëmijët në Shkodër.

Nëna 39-vjeçare dhe dy fëmijët e saj 8 dhe 3 vjeç do të përcillen sot për në banesën e fundit. Por tragjedia merr përmasa edhe më të mëdha, pasi nëna nuk do të prehet pranë fëmijëve të saj, por në qytetin e Durrësit, pranë varrit të nënës së saj. 

Kanë qenë familjarët e saj ata që kanë këmbëngulur që të merrnin trupin e pajetë të Alma Arrazit dhe mos të lejonin që ajo të prehej pranë 3 vogëlushëve, me të cilët u vetëmbyt në ujërat e lumit Bunë. Mësohet se varrimi i saj do të bëhet në orën 12:00. Sakaq, BalkanWeb se në ceremoninë mortore të dy vogëlushëve, do të marrë pjesë edhe babai i tyre, Erdgys Arrazi, i cili ndodhet pas hekurave për veprën penale të shtyrjes drejt vetëvrasjes së gruas dhe 3 fëmijëve të tyre.

Duket se pas kërkesës së tij, Drejtoria e Burgjeve ka dhënë urdhrin që ai të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Kujtojmë se vajza e madhe e familjes Arrazi u varros dy ditë më parë në Shkodër, pasi ishte e para që iu gjet trupi në Bunë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn