“Fakte të reja për dy administratorë të ish-komunave të Tiranës”, Këlliçi nga tubimi para bashkisë: Protestat do të ndalen vetëm nëse…

Ish-kandidati për kryebashkiak, Belind Këlliçi e ka nisur protestën e tij para bashkisë së Tiranës, duke denoncuar zyrtarë të këtij institucioni.

Ai tha se janë zbuluar fakte edhe për dy administratorë të dy ish komunave të Tiranës, dhe se provat do të dërgohen në SPAK së shpejti.

Të gjitha janë në SPAK pjesë e dosjes 5D. Kemi zbuluar 2 administrator të 2 ish komunave të Tiranës, Arben Maloku dhe Kujtim Qefalia. Do të dokumentohen së shpejti në SPAK, Çdo gjë që kemi bërë, nuk jemi mjaftuar vetëm me deklarata publike por çdo dokument është depozituar në SPAK. Shpesh dëgjojmë se PD ka probleme me drejtësinë, por nuk ka forcë që e ka asistuar më shumë SPAK se sa ne. Protestat do të vijojnë. Kërkesa është largimi i një hajduti që është në krye të bashkisë, nëse ai nuk largohet protestat nuk mbarojnë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn