“Falsifikoi dokumente”. Gjykata e Fierit dënon Luiz Ejllin me 1 vit burg. A do të futet në burg këngëtari ?

Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit pas hekurave fituesin e Big Brother Vip, Luiz Ejlli për falsifikim dokumentesh për të justifikuar pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal të një personi.

Mësohet se Luiz Ejlli, ka përdorur vulën e noterit për falsifikim dokumentesh edhe pse Ministria i kishte hequr licencën.

Fituesi i BBV raportohet se ka krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta dhe shtetasi me iniciale F. A., të cilit iu ishte sekuestruar pasuria, e kishte dorëzua në ish-Prokurorinë e Lushnjës më 25 shkurt 2022.

“I pandehuri L.E, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin F.A., kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri F.A., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë”, thuhet në vendim.

Ndërkohë Luiz Ejlli nuk do të futet në burg pas këtij vendimi, pasi është vendim i Shkallës së Parë dhe jo i formës së prerë. Vetëm nëse Apeli vendos të njëjtë gjë, ai do të shkojë në burg. 

Pritet që këngëtari të ankimojë vendimin e dënimit me 1 vit pas hekurave në Gjykatën e Apelit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn