Edicioni i tretë i “Big Brother VIP” vazhdon që të komentohet, ndërsa ish-banorët herë pas here komentojnë eksperiencat dhe dinamiket më formatin e njohur.
Fation Kuqari ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime on Top”, në Top Channel, ku ka sqaruar njëherë e mirë raportin me Rike Roçin. Kur ata të dy ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, u përfol se kishin pëlqim për njëri-tjetrin, po si qëndron e vërteta?
Fationi tha gjatë intervistës me moderatoren Lei Kraja, se në “Big Brother VIP” e ka konsideruar Riken si shoqe dhe nuk e shikon për më shumë. ish-banori shtoi se e di se çfarë kërkon te partnerja e tij e ardhshme, duke lënë të nënkuptuar se me Roçin nuk përshtaten si çift.
Pjesë nga intervista:
Lei: Në “Big Brother” u duk sikur ti dhe Rike kishit një ‘feeling’ së bashku. Po të mos kishe dalë, do të kishte lindur diçka?
Fationi: Absolutisht jo, absolutisht, absolutisht, absolutisht që jo
Lei: Pse me kaq absolutisht të madhe
Fationi: Unë kam diçka, unë e kam të vështirë të bëj miq apo shoqe. Në momentin që unë të bëj shoqe, më fal për shprehjen por nuk të shoh dot nga të pasmet më, po të ndava se të kam shoqe. E kam shumë të vështirë ta ndaj, por nëse e ndaj nuk ekziston më që unë të shikoj në atë pikë.
Lei: Vështirë t’a shohësh Riken si shoqe me gjithë ato forma që ka, me gjithë atë trup
Fationi: Unë e dhashë përgjigjen time
Lei: Domethënë nuk jeni takuar jashtë?
Fationi: Jam takuar
Lei: Asnjë shkëndijë?
Fationi: Nuk ekziston shkëndija
Lei: Me pa Riken si motër më duket pak e vështirë
Fationi: Unë kam dy motra, nuk shikoj asnjë njeri tjetër përveç dy motrave të mia si motër. Unë gjithmonë e kam parë si shoqe. Unë e di çfarë dua dhe kur e di se çfarë dua…