Dalja e papritur e Bardhit nga shtëpia e “Big Brother Vip” dhe deklarata me polemika e Sara Gjordenit, ka nxitur një zinxhir debatesh dhe reagimesh në rrjetet sociale. Mesa duket situata mes çiftit është e komplikuar për momentin.
Në postimet e fundit, ndërsa Sara e ruan foton e tij në faqen kryesore të “celularit” personal, Bardhi ende nuk i ka konfirmuar një “follow-back” ish-banores me të cilën nisi një romancë në shtëpinë e BBV.
![](https://paprotokoll.com/wp-content/uploads/2024/03/fatjoni-mes-1024x1024.jpeg)
Së fundmi Sara ka publikuar në story, një foto nga “followers” e Saj duke i bërë thirrje Bardhit: Bëje follow, mos ki frikë.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe ish-banori, Fatjon Kuqari i cili “shpërthen” ndaj Sarës duke e quajtur “paturpësi” për vëmendje çdo reagim që ajo po bën.