FIER/ Merr flakë gjatë lëvizjes në rrugë automjeti, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier. 

Drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur zjarrin ka dalë menjëherë nga automjeti pa lëndime. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat bën të mundur shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në pjesën e përparme të makinës si pasojë e një defekti teknik ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn