Figura kryesore të PS në SPAK, Elisa Spiropali: E kanë betejë personale por është listë jo e vogël e kolegëve që kanë bast me drejtësinë.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në Kongresin Zgjedhor të Partisë Demokratike, ka cekur drejtësinë, duke u ndalur tek kolegët e saj, të cilët janë të shumtë ata që hyjnë e dalin në dyert e SPAK-ut.

Ajo u shpreh se kjo listë kolegësh është e gjatë që kanë probleme me drejtësinë, e se sipas saj kanë një bast personal ndaj drejtësisë.

Sipas Spiropalit, përgjegjësia e këtyre kolegëve mbetet individuale, e është e pashmangshme.

Po kështu ministrja shprehet se zgjidhjet juridike janë të pamjaftueshme nëse ato nuk parashoqërohen me mjete politike.

Spiropali: Ne kemi rikthyer në jetë pushtetin e drejtësie. Ka një listë jo të vogël me kolegë që kanë një bast personal me drejtësinë. Është e rendë, por e pashmangshme që beteja e tyre të jetë individuale. Di që nuk ka asnjë të vërtetë në pohimin cinik që e gjithë klasa politike është njëlloj dhe njëlloj në futjen të dorës në fondet publike

Këtë gjë e ndan drejtësia dhe ne duhet të presim. Kush ka gabuar me dashje duhet ë paguajë dhe kush vërtetën të3 kundërtën e ka të hapur derën e mbyllur përkohësisht. Askush nuk mund të linçohet në emër të gjyqeve popullore. Prezumimi i pafajësisë është i drejtë.

Ne duhet të kuptojmë se zgjidhjet juridikë janë të pamjaftueshme nëse ato nuk parashoqërohen me mjete politike.

Ne shkojmë në zgjedhje si një organizatë politike që reflektojmë nivelin e shoqërisë shqiptare. PS është i vetmi propozim realist për Shqipërinë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn