Fituesi I BBVK flet pa dorashka

Ja si ia shpreh dashurinë Kaderit Lumbardh Salihu   

Lumbardh Salihu, fitues i edicionit të dytë të “BBVK”, ka dhënë një intervistë pas triumfit në reality shoë-t mjaft të ndjekur, teksa ka folur pa dorashka , si për eksperiencën në program, lojën e tij, konkurrentët e tjerë lidhjen me Kaderin, lidhje të cilën po e vazhdojnë edhe jashtë. Ata shfaqen të lumtur krah njëri tjetrit.

“Si ishte Big Brother për të? I kam pranuar sfidat e jetës dhe e tillë ishte edhe ‘Big Brother’. I kam respektuar edhe detyrat që ka caktuar ‘Vëllai i Madh’. E kam patur inatin në lojë, më pëlqen t’i shijoj sfidat në maksimum.

Lidhja me Kaderin? Unë e kam marrë parasysh që publiku mund të mos e pëlqente lidhjen time me Kaderin brenda, pasi aty vëzhgohet çdo lëvizje, çdo gjë dhe nuk është etike të krijosh një lidhje në një format televiziv. Edhe një keqkuptim i vogël, bëhet shumë i madh. Unë dhe Kaderi, kemi biseduar të qetë dhe dashuria na ka mbajtur njejtë. E kemi gjetur vërtetë njëri-tjetrin. Është një vajzë fantastike, me një zemër shumë të mirë dhe shumë e kujdesshme. Ka treguar respekt dhe jam shumë krenar që e kam Kaderin të dashur.

Konkurrentët e tjerë dhe rivalët në lojë? Ka qenë presion para se të hyja në ‘Big Brother’, sepse kur lexova emrat e konkurrentëve, unë nuk e kam parë veten si një person që mund të hyjë me një rol në atë shtëpi, por kur hyra brenda jam përshtatur gradualisht, jam munduar mos t’i nxjerr shpatat shumë shpejt. Jam munduar të lexoj mesa rreshtave dhe të kuptoj mendimin e opinionistëve. Paskam bërë lojë perfekte, përderisa dola fitues.

Marrëdhënia me Edonën? Me Edonën prej ditës së parë i kam thënë, e di çfarë jete ke patur je paragjykuar, por është momenti të tregosh veten dhe karakterin. Ka luajtur një rol shumë të mirë e na ka kënaqur me personalitetin e saj. Sa më të komplikuara janë karakteret aq më shumë të zgjohet kurioziteti t’i njohësh.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn