Kryeministri Edi Rama zhvilloi të premten një takim me organizatat socialiste në Berat, në vijim të fushatës për anëtarësime të reja, në kuadër të procesit të rienergjizimit të PS-së.
Rama vuri në dukje se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re nga pikëpamja e jetës së vet si shtet, sepse ka hyrë në fazën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian që quhen ndryshe negociata, nuk janë negociata si mes dy palëve që bëjnë biznes apo dy palëve që duan të merren vesh për një çështje të natyrës politike.
E teksa në Tiranë politika ziente nga marrëveshja mes Bledi Çuçit dhe Gazmend Bardhit, nga Berati kryeministri Edi Rama nuk e fshehu entuziazmin.
“Bashkimi Evropian thotë duhet të bësh këtë, këtë, këtë e ti nuk mund të thuash “jo, dua të bëj këto të tria, por këto dy të tjerat nuk dua t’i bëj”, sepse ndryshe nuk anëtarësohesh. E këto detyra janë të vështira dhe faza e bisedimeve nuk është një fazë që përfshin thjesht dhe vetëm detyrat e qeverisë sepse në Bashkimin Evropian nuk do hyjë qeveria, do hyjë Shqipëria, e qeveria përfaqëson vetëm një















