FOTO E DITËS: Saimir Tahiri paraqitet në SPAK, “befason” me pamjen e tij në daljen e parë publike

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia. 

SPAK ka nisur një hetim pasuror për ish-ministrin, i cili u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për “shpërdorim detyre”.

Theksojmë se Tahiri shfaqet në publik për herë të parë, pas daljes nga burgu, ku shihet tejet i transformuar në pamje.

Edhe vetë Tahiri vuan nga një sëmundje, ndërkohë dalja e tij nga banesa është bërë për shkak të thirrjes nga prokurori i SPAK, Elvin Goga që po heton pasurinë e ish ministrit të Brendshëm. Mësohet se hetimet janë shtrirë dhe në personat familjarë të tij, si bashkëshortja dhe kunati i tij.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn