Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani para nisjes së seancës plenare, është parë me çadër plazhi.
Jo më kot ai ka zgjedhur që shkojë në Kuvend me çadër, duke ironizuar kështu ish-ministren Olta Xhaçka, e cila deklaroi në një intervistë televizive se:
“Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”, ishte kjo fraza që deputetja socialiste përdori teksa fliste për investimit e bashkëshortit të saj në Himarë.















