Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Teisseire të Grenoble, Francë të dielën pasi një shqiptar i armatosur me pistoletë hapi zjarr mbi një grup prej tre personash, po edhe këta shqiptarë. Viktimë nga ngjarja ka mbetur Ylli Bezhani 47 vjeç i cili ka marrë 5 plumba në trup.
I biri 24-vjeçar i viktimës dhe nipi 21 vjeç së bashku me një tjetër shqiptar mbetën të plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi pak para orës 20:00 në një zonë të qetë të qytetit, rreth 100 metra larg nga kryqëzimi me Avenue Paul-Cocat.
Autori i cili lëvizte me një skuter elektrik hapi zjarr drejt shqiptarëve. Ai shkarkoi karikatorin e tij drejt tyre dhe më pas u largua menjëherë. Policia është në kërkim të tij por deri më tani nuk ka asnjë informacion.