Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e sotëm ambientet e burgut të Fierit, ku po vuan dënimin me 2 vite heqje lirie, për t’u betuar si eurodeputet në Strasburg.
Ai u prit jashtë ambienteve të burgut nga bashkëshortja e tij, si dhe makina e ambasadës greke.
Beleri paralajmëroi se do të ndjekë të gjitha hallkat për të fituar pafajësinë e tij, ashtu sië edhe pretendon.
Pasi doli nga burgu ai u nis drejt Athinës, aty ku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, në Pallatin Maximos në orën 13:00.