Frosinone/Perplasje  mes bandave të drogës.Nje i vdekur e 3 te plagosur . Arrestohet 23 vjecari shqiptar

Arrestohet 23-vjeçari shqiptar që hapi zjarr mbrëmjen e së shtunës 9 mars 2024, në qendër të qytetit, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë.

Autori i të shtënave me armë në Frosinone të ndodhur në qendër të qytetit mbrëmjen e së shtunës 9 mars 2024 është një 23-vjeçar me kombësi shqiptare . Ai hapi zjarr, duke qëlluar drejt katër të rinjve që ishin ulur në një tavolinë në një lokal në rrugën Aldo Moro.

Një bashkatdhetar i tij 27-vjeçar ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Prokuroria ka akuzuar të riun për vrasje dhe tentativë të trefishtë.

Të tre djemtë e tjerë, gjithashtu shqiptarë, që arritën të shpëtonin nga sulmi, u plagosën në bark: njëri është shtruar me prognozë të rezervuar në spitalin San Camillo në Romë dhe dy të tjerët në këmbë në Fabrizio Spaziani në Frosinone.

Çështja me sa duket lindi nga një luftë midis bandave për trafik droge : ndarja e sheshit të trafikut të drogës, në një lagje popullore në Frosinone.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn