Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjadër, ku priti pak çaste më parë edhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni për të inspektuar punimet për kampin e emigrantëve që do ngrihet pas marrëveshjes mes dy vendeve fqinje.
Meloni u nis nga Rinasi me helikopter për në Gjadër, ndërsa më pas dy homologët do inspektojnë edhe qendrën pritëse në Shëngjin ku do mbajnë konferencën të përbashkët për shtyp.
Në kuadër të vizitë së kryeministres italiane në Shqipëri, Policia dhe Garda kanë hartuar një plan masash. Në disa akse të vendit do të ketë kufizim të qarkullimit të mjeteve, me qëllim mbarëvajtjen e vizitës së Melonit.















