…por me shkrimet e tij ndërtoi rrugën e vet drejt parajsës dhe i hapi vendit me artin e tij dritaren e dritës.
Kadare, njeriu që e bëri Shqipërinë të njohur në kohën e vetëpërhumbjes së saj diktatoriale, ishte një mendje artistike sipërore që me talentin e aftësinë magjike letrare tejshkoi muret ideologjike dhe kanonet e socrealizmit, duke shfaqur para njerëzimit shpirtin e një kombi me vlera të patjetërsueshme.
I adhuruar nga shumë e i anatemuar nga disa, madhështia e Kadaresë i ngjason asaj të çdo gjeniu tjetër.
Ajo duhet parë jo nga masa e afilimit të përditshmërisë banale të jetës me rregullat e regjimit, por me tejkalimin mental dhe artistik që ai i bëri regjimit me letërsinë e tij, përmasa e së cilës shpërtheu përtej vendit të pasur me mite e legjenda dhe i dha atij një pasaportë si i barabartë midis vendeve e kulturave më të vlerësuara.
Kadare ishte njëherazi njeriu i zakonshmëm, i rrethuar me miq e kundërshtarë, dashamirës e konkurentë, vlerësues e anatemuesë, sikurse ishte shkrimtari i jashtëzakonshmëm i pakrahasuar me askënd, i rrethuar nga arti i tij mbreslënës me përmasë të pamatë.
Gjeniu nuk do të shkruajë më…por mrekullia e mesazheve të veprave të tij dhe bukuria e tyre është e përjetshme dhe e pavdekshme.
Lamtumirë Gjeni!
Ti e kishe “fshehur” diku në poezitë e tua ditën e sotme:
“I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik,
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t’ju bëj të githëve e do ik.”