GJERMANI/ “Allahu Akbar”, humb jetën aktivisti i ekstremit të djathtë, pas sulmit me thikë në shesh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një person ka sulmuar me thikë të pranishmit në një shesh, gjatë një organizmi politik të ekstremit të djathtë në qytetin gjerman. Ata janë goditur me thikë, nga një person, i dyshuar si emigrant i paligjshëm dhe që ishte azilant nga vendet e lindjes së largët.

Ngjarja ka ndodhur në Mannheim të Gjermanisë, ndërkohë që në pamjet e rënda të publikuara në rrjet, shihet se si agresori sulmon të paktën dy persona, mes tyre edhe një polic të cilin e qëllon me thikë në kurriz. Si pasojë e sulmit ka humbur jetën një person, i cili është identifikuar Michael Sturgenberger, kritiku i Islamit.

Në video kalimtarët përpiqen të ndalojnë sulmuesin me thikë, por ai shpëton dhe sulmon një oficer policie, duke e goditur me thikë pas shpine. Në fund, një oficer tjetër qëllon mbi agresorin. Një zëdhënës i policisë konfirmoi incidentin dhe shpjegoi se nuk kishte asnjë rrezik për askënd tjetër të përfshirë.

Kujtojmë se ekstremi i djathtë premton dëbimin e emigrantëve. 

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn