Gjikondi: PS në krizë të thellë, Rama jashtë realitetit

PS është në një krizë të thellë morale ndërsa kryeministri  Rama është tërësisht jashtë realitetit. Kështu është shprehur juristja Brisida Gjikondi gjatë debatit “3D” në RTSH ndërsa tha se shefi i qeverisë nuk mund të kritikojë socialistët pse s’ka ‘like’ në rrjetet sociale.

“Pashë një asamble që u mor me organizimin, por jo me moralin. PS është në krizë morale ndaj, s’ka pasion, rrinin si të tulatur. PS duhet tu ofrojë shqiptarëve një falje të madhe. Ajo ka strehuar njerëz të korruptuar, mëkatarë në rradhët e saj. Asambleja ishte formale dhe shoë i radhës i Ramës. E bëri meqë po vjen dhe Blinken. Nuk foli për SPAK-un sepse vjen Blinken. Ishte Asamble për inerci. PS ka probleme të thella me moralin në lidhje me popullin. Për opozitën as nuk ja vlen të them gjë. Kryetari i asaj partie shumicën e bashkëpunëtorëve i ka me probleme me drejtësinë. Ai u detyrohet shqiptarëve për të gjitha ato problematika në qeverisje, bashki. I është ‘shpuar varka’ pasi ka humbur vlerën e moralit. PS është në kalbëzim të madh. Mund të sajoj disa vota, por nuk është ajo që duhet të presë një parti. Ai përdor slogane mobilerish për konceptin e partisë. Kritikon pse nuk ka like në Facebook! Është absurde. Ka bërë rrugë të bukura, por ena është pa pikë morali. Ai është shkëputur nga realiteti”, tha Gjikondi.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn