Pamje të rënda janë publikuar nga aksidenti pasditen e sotme në Gjirin e Lalzit, ku makina përplasi një 8-vjeçare sllovake.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit, një 18-vjeçar me “Audi”, sapo kishte marrë patentën. Fëmija ka qenë duke lëvizur në rrugë te zona e njohur si Kryqëzimi i Lurës, kur u godit nga automjeti i drejtuar nga i riu.
Fëmija i aksidentuar është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore, ku ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.