Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin Izet Haxhisë, lë në fuqi vendimin për dënimin 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit

Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e Izet Haxhisë, ish-truprojës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kjo nënkupton se ndaj tij mbetet në fuqi dënimi me 21 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në shtator 1998.

Izet Haxhia u arrestua në Turqi dhe ndonëse fitoi statusin e azilantit, vendosi të kthehej në Shqipëri, ku u rihap nga e para procesi.

Pas rigjykimit të çështjes, ai u gjet fajtor dhe u dënua për vrasjen e Hajdarit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn