Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 emigrantët kanë lënë kampin e Gjadrit dhe janë nisur drejt Italisë. Anija e rojës bregdetare italiane mbërriti rreth orës 07:30 minuta të mëngjesit të 19 tetorit në Portin e Shëngjinit për transportin e emigranteve drejt shtetit fqinj.
Menjëherë pas ankorimit të mjetit lundrues në port, autoritetet Italiane nën shoqërimin e policisë shqiptare transportuan 12 emigrantet nga kampi i Gjadrit drejt Shëngjinit.
Por pavarësisht këtij vendimi të gjykatës, media italiane ‘La Repubblica’ paralajmëron se qeveria italiane nuk është tërhequr dhe javës tjetër pritet të sjellë një tjetër grup me emigrantë në Gjadër. Media italiane paralajmëron se anija italiane me emigrantë mund të mbërrijë në Portin e Shëngjinit të mërkurën ose të enjten, në varësi të kushteve të motit.
12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti u kapën më 13 tetor nga Guardia di Finanza dhe që u sollën në Gjadër dy ditë më parë, 16 tetor, pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri. Procedurat në port zgjatën vetëm pak minuta dhe emigrantet të shoqëruat nga forcat e Italisë hipën në anijen e rojës bregdetare, e cila rreth orës 9:00 u nis drejt Portit të Barit në Itali. Report Tv ndoqi gjithçka në Portin e Shëngjinit, nga momenti i mbërritjes së emigrantëve derisa ata hipën në anije.
Vendimi i mor një ditë më parë 18 tetor, nga Gjykata e Romës bazuar në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta. Duke iu referuar edhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë, në vendimin e trupës së gjyqtarëve të Romës thuhet se Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye 12 emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali dhe jo në kampe, dhe as nuk mund të lihen të lirë në territorin shqiptar.
“Dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta edhe në dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”, argumentojnë gjyqtarët e Romës. Çka detyron Italinë që ti mbajë ata në qendrat e emigrantëve brenda territorit italian.
Qeveria italiane do të sjellë një tjetër grup azilkërkuesish në Shëngjin gjatë kësaj jave. Kryeministrja italiane Meloni duket se nuk do të tërhiqet edhe pas vendimit të gjykatës italiane të premten, sipas të cilit sjellja e atyre ne kampet e ngritura në Shqipëri është e pavlefshme.
Gazeta italiane ‘La Reppublica’ thekson se Meloni nuk do të tërhiqet nga marrëveshja dhe do të vijojë me operacionet drejt Shëngjinit. Një tjetër anije do të vijë të mërkurën ose të enjten më azilkërkues të tjerë sipas ‘La Reppublica’, e cila nuk specifikon më shumë, as numrin e mundshëm dhe as ditën e saktë.
Të premten në mbrëmje Meloni tha se vendimi i gjykatës do ë detyrojë qeverinë italiane të gjejë zgjidhje të tjera, ndërsa Ministri i saj i brendshëm ka njoftuar se do ta apelojnë vendimin e Gjykatës se Romës në shkallët e tjera të gjyqësorit.