Gjykata pranon kërkesën për “Gjykim të shkurtuar” të Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për grabitjen në shtëpinë  ish- shefes së kabinetit të Arben Ahmetaj.

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar dhe në datë 19 mars Prokuroria e Tiranës pritet të japë konkluzionet përfundimtare.

Klosi, ish- shefe e kabinetit të ish-zv. Ministrit Arben Ahmetaj akuzohet deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para OPGJ.

Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim.

Për Alda Klosin hetimi pasuror është veçuar dhe po vijon hetimi.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn