GREQI/ Gjendet një 35-vjeçar i pajetë në një kanal vaditës, dyshohet se…

Një shqiptar i moshës 35-vjeç është gjetur i pajetë në një kanal vaditës në zonën e Koulouta, Imathia në Greqi.

Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet mesditën e kësaj të mërkure nga forcat zjarrfikëse, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

Vendi ku u gjet i ndjeri nga Shqipëria, është në një zonë rurale midis fshatrave Diavatos dhe Kouloura të Imathia.

Policia po kryen hetimet paraprake për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike. 

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn