Fieri u shokua të dielën e 5 Janarit. G. H, vetëm 40 vjeçar, babai i një djali 10 vjeçar, u masakrua me armë zjarri në sy të djalit, nga i dashuri i ish bashkëshortes. Prej të dielës G.H po lufton me jetën në spital ndërsa drama e familjes ka prekur rëndë edhe djalin e tij, i cili është në gjëndje të rënduar emocionale.
FAKTE MBI NGJARJEN
G.H prej disa muash kishte nisur procesin e divorcit me bashkëshorten e tij Melisa Beluli, 29 vjeçare, e cila në këtë periudhë kishte nisur bashkëjetesën me Klement Beqaj, 25 vjeçar. Djali i tyre 10 vjeçar jetonte me nënën dhe të dashurin e saj ndërsa në fundjavë qëndronte me babain. Në ditën e ngjarjes djali ishte me babanë G.H, ndërkohë gjatë ditës ka telefonuar disa herë mamanë për ta marrë.
Përgjatë telefonatave mamaja i ka thënë djalit se nuk është në Fier, moment ky kur djali ka debatuar me nënën e tij.
Djali 10 vjeçar i thotë: ti gjithmonë kështu më thua, sjam në Fier, sjam këtu, e sjam atje… si fëmijë.
Në këtë moment ka ndërhyrë bashkëjetuesi i saj duke sharë me fjalë të rënda djalin me fjalinë: “Here rri aty ti, mos na çaj ….”
Këtë gjuhë ordinere komunikimi e ka dëgjuar dhe babai i djalit dhe ka marrë në telefon, nga celulari i djalit, ish bashkëshorten me të cilën ka debatuar shkurt me të, pasi ajo i ka mbyllur telefonin.
Pak më vonë ish bashkëshortja me të dashurin e saj kanë mbërritur në lokalin ku ishte G.H. Në momentin e takimit babai G.H i ka kërkuar shpjegim 25 vjeçarit, autor i plagosjes, arsyet e këtij komunikimi me djalin e tij. Klement Beqaj i është përgjigjur me fyerje të rënda në sy të fëmijës dhe ish bashkëshortes, e pas fyerjeve ka nxjerrë armën duke e qëlluar.
Ish bashkëshortja jo vetëm që nuk ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin por ka marrë të dashurin e saj dhe janë larguar në drejtim të Patosit, ku edhe është gjetur aumjeti i braktisur.
Këto fakte tregojnë se;
Klemen Beqaj e kishte parapregaditur goditjen ndaj 40 vjeçarit G.H.
Autori përdori një makinë me qira ndërkohë që vetë kishte në pronësi makina.
Autori shkoi në takim me një armë me vete.
Ish bashkëshortja Melisa Beluli dukshëm e ka nxjerrë në prite babain e fëmijës së saj, ndërkohë që kishte nisur një bashkëjetesë me të dashurin ende pa u mbyll procesi i divorcit.
Prokuroria të hetojë me detaje ngjarjen pasi shtysë për këtë ngjarje është pikërisht ish bashkëshortja, e cila nga rrjedha e ngjarjes tregon se është bashkëautore në krim.
I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë një tentativë vrasje me paramendim në bashkëpunim.