Heidi la shtëpinë e “BBV3, për të folur në “Ftesë në 5”: ‘Dasma ishte simbolike. Me prindërit e Romeos nuk jetoj

Heidi Baci la sot shtëpinë e “BBVIP” për pak minuta, për të dhënë një intervistë ekskluzive në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, surprizë që siç mund ta keni dëgjuar, e përfitoi pas shtypjes së pulsantit.

E pyetur nga Bieta Sulo për lojën në reality show, por kryesisht për marrëdhënien me Romeon (nisur edhe nga surpriza e fundit në Prime), madje nëse do të jetojë me prindërit e aktorit pasi të dalë nga programi, banorja tha se “duhen para ca gjëra jashtë”, teksa ka folur edhe për dasmên: 

“Jo, këtë jo (jetesa me prindërit e Romeos). Okej, ishte dasmë simbolike, por janë ca gjëra që duhen parë edhe jashtë. Jeta ime është shumë ndryshe, ca gjëra duhen parë. Por, ne nuk luajmë. Nuk është në qëllim tona..”

Ndërkohë, në lidhje me prindërit e saj, Heidi u shpreh e bindur se ata e mbështesin në zgjedhjet e saj:

“Ata duan që unë të jem e lumtur. E dinë që jam një gocë me këmbë në tokë, por më mbështesin në gjërat e mia personale”.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn