Nga Paolo Fox
DASHI
Shumë shpesh ju keni ndjesinë e qartë të luftimit në një mjedis njerëzish që janë jo vetëm të pasaktë, por edhe të paqartë. Keni një dukshmëri të caktuar por mund të akuzoheni edhe për diçka që as e keni bërë dhe as nuk e keni menduar… Debatet në dashuri duhen shmangur. Tani nuk është koha.
DEMI
Puna nuk ju mjafton në jetë, gjithashtu dashuria është shumë e rëndësishme dhe takimet e kësaj periudhe janë interesante. Kjo ditë ndihmon për të rikuperuar pak qetësinë e brendshme. Ju pret një e ardhme më e mirë.
BINJAKËT
Me këta yje mund të vendosni vërtet se çfarë të bëni. Ju sigurisht nuk jeni njerëz që i vendosni vetes kufij, që ndaloni sepse të tjerët besojnë se nuk janë në nivelin e duhur, se nuk janë mjaft të rritur, se nuk kanë më besim. Një projekt i ri më në fund mund të fillojë.
GAFORRJA
Do të përjetoni një javë plot diskutime. Mundohuni të bëni diçka ndryshe, mos u lodhni dhe shmangni komplikimet. Në këtë ditë reflektoni mirë se cilat janë kushtet edhe në planin sentimental.
LUANI
Miqësitë e lindura së fundmi nuk duhen hedhur poshtë, sikurse marrëdhëniet që po bëhen sërish të rëndësishme këto ditë nuk duhen marrë lehtë. Ajo që ka lindur tani do të zhvillohet nga marsi. E ardhmja më e mirë? Tani është e mundur.
VIRGJËRESHA
Çdo ndjenjë duhet të shprehet lirshëm. Yjet janë në anën tuaj por me një Venus të favorshëm, ndërsa zemrat e vetmuara do të fillojnë të shikojnë përreth. Jupiteri disonant ju këshillon të qëndroni të qetë.
PESHORJA
Fol vetëm nëse është e nevojshme: kur mendon se ke të drejtë dhe kur mendon se ke forcën për të thënë gjëra, dhe flet me nxitim, shmangeni këtë gjë. Lajme të mundshme në punë por rezultojnë të nxehta. Me kalimin e kohës ia vlen të kalosh valën.
AKREPI
Duke filluar nga e enjtja, Marsi hyri në shenjë dhe jep një energjiu të re që do të jetë edhe më e dobishme për të gjitha projektet që keni në mendje në muajt e ardhshëm. Në këto orë favorizohen takimet dhe marrëdhëniet në përgjithësi.
SHIGJETARI
Për ju ky nuk është një muaj ideal për dashuri të reja. Mbetet një qiell shumë i qetë për ata që tashmë kanë një histori, e cila megjithatë nuk ngjall më shumë emocione.
BRICJAPI
Në orët në vijim disa situata pune dhe jopune do të forcohen. Më pas nga data 10 mars, Urani do të bëhet sërish i favorshëm dhe do të mbërrijnë më të mirat… Është e qartë që para kësaj diçka duhet të sqarohet në dashuri, por Afërdita në kundërshtim mund të frenojë edhe dëshirën për të folur dhe sqaruar çështje të ndryshme.
UJORI
Është një periudhë fuqie falë Hënës që do të jetë në shenjë. Projektet tuaja janë mjaft të rëndësishme, por disa mund të mos bien dakord. Gati për të luftuar?
PESHQIT Sa më tej të shkojmë, aq më shumë siguri do të keni derisa deri në fund të vitit të realizoni një ideal të madh apo një ëndërr të vogël. Komplikacionet e janarit duken të kapërcyer pjesërisht. Ka