Horoskopi javor 3-9 nëntor nga Paolo Fox

Dashi (vlerësimi 6 pikë)
Pritet që kjo të jetë një javë e ngarkuar me tensione dhe vonesa që vënë në provë durimin tuaj. Dëshira për të vepruar mbetet e fortë, por kërkohet disiplinë për të shmangur vendime të nxituara. Në punë, është më mirë që të qartësohen rolet dhe përparësitë përpara se të procedoni. Për sa u përket marrëdhënieve personale duhet të tregoheni më të hapur dhe të sinqertë me njerëzit përreth jush. Për çdo ditë që kalon, do t’i keni gjërat gjithnjë e më të qarta. Çdo gabim i ndrequr në kohë kthehet në mësim të vlefshëm.

Demi (vlerësimi 7.5 pikë)
Kjo do të jetë një periudhë e qëndrueshme, ku durimi dhe këmbëngulja sjellin rezultate në dukje të vogla, por me peshë. Çështjet praktike zgjidhen më mirë nëse do të dini të tregoheni metodikë, të sigurt dhe të besueshëm. Nëse do të silleni si profesionistë të vërtetë, do të shtohen rastet e bashkëpunimit dhe do t’ju hapen horizonte të reja. Në aspektin sentimental duhet t’u kushtoni vëmendje detajeve, por kini parasysh se sinqeriteti forcon çdo lidhje. Tani mund të konsolidoni projektet konkrete dhe të gjeni ekuilibrin e brendshëm.

Binjakët (vlerësimi 7.5 pikë)
Kjo do të jetë një javë dinamike, plot me stimuj, e përkryer për ata që duan të veprojnë, të komunikojnë dhe të eksperimentojnë. Ditët kalojnë me ritëm të shpejtë dhe prandaj duhet të jeni sa më të kthjellët dhe të aftë për t’u përshtatur. Disa çështje profesionale marrin drejtim pozitiv falë zgjuarsisë suaj dhe sensit praktik. Në sferën personale do të jeni të etur për të mësuar më shumë dhe për t’i krijuar lehtësira vetes. Një sukses i vogël do t’ju bëjë edhe më besimplotë dhe do t’ju hapë horizonte të reja. Gjendjen shpirtërore do ta keni të mirë.


Gaforrja (vlerësimi 10 pikë)
Ditët rrjedhin në harmoni, duke sjellë stabilitet në jetën tuaj pas javësh plot lëvizje. Çështjet e mbetura pezull gjejnë zgjidhje falë një qëndrimi pragmatik e të qetë. Në punë vijnë vlerësime modeste në dukje, por që kanë peshë. Jeta personale do të shkojë mirë dhe do të jeni në harmoni me njerëzit përreth jush. Kjo do të jetë një periudhë e shkëlqyer për ata që duan të hedhin rrënjë dhe të ndërtojnë diçka të qëndrueshme. Këmbëngulja shpërblehet me rezultate konkrete.

Luani (vlerësimi 6.5 pikë)
Do të tregoheni këtë javë më shumë se kurrë të vendosur për të kapërcyer pengesat që do t’ju dalin përpara. Dëshira për t’u afirmuar mbetet e fortë, por është e nevojshme të dëgjoni edhe mendimin e të tjerëve dhe të ndërmjetësoni për të shmangur përplasjet. Në punë do të merrni vlerësime, edhe pse jo aq të menjëhershme sa pritej. Në marrëdhëniet sentimentale është mirë të mbizotërojë dialogu dhe të mos tregoheni më krenarë seç duhet apo të nguteni. Çdo vendim që do të merrni duhet të jetë i peshuar mirë.

Virgjëresha (vlerësimi 6.5 pikë)
Disa situata kërkojnë që të bëni përmirësime të vogla dhe të tregoni kujdes ndaj detajeve. Angazhimi juaj do të jetë maksimal, por gjërat nuk do të ecin me ritmin që shpresonit. Ndajini mirë punët dhe delegojini gjërat që nuk janë urgjente. Në punë përparimi është i ngadalshëm, por i qëndrueshëm, ndërsa për marrëdhëniet personale këshillohet komunikimi i thjeshtë e i drejtpërdrejtë. Java do të mbyllet e qetë dhe do të keni ndjesinë se tashmë e keni gjithçka nën kontroll. Durimi dhe të qenët metodikë do të jenë asetet tuaja më të çmuara.

Peshorja (vlerësimi 7.5 pikë)
Pritet që kjo të jetë një javë e ekuilibruar, e dobishme për t’u dhënë përparësi projekteve dhe për t’u dhënë formë ideve ende të paqarta. Diplomacia juaj e lindur ndihmon në zgjidhjen e tensioneve me finesë dhe elegancë. Marrëdhëniet shoqërore shndërrohen në terren të frytshëm për marrëveshje të favorshme. Në dashuri mbizotërojnë qetësia dhe kthjelltësia dhe ekziston mundësia për të forcuar një lidhje të sinqertë. Disa ditë mund të duken monotone, por janë pikërisht ato që ndihmojnë për të konsoliduar gjërat që funksionojnë vërtet.

Akrepi (vlerësimi 8.5 pikë)
Kjo javë do të jetë e qëndrueshme, intensive dhe me një vizion të qartë mbi përparësitë tuaja. Çdo situatë do ta përballoni me vendosmëri dhe kthjelltësi, pa e ekzagjeruar. Sfidat profesionale do t’ju stimulojnë për të bërë strategji të reja dhe do të jeni të gatshëm për të përfituar nga çdo rast konkret. Në fushën e ndjenjave do të jeni të vërtetë dhe do të bëni zgjedhje të menduara mirë. Është një periudhë konfirmimesh dhe arritjesh të prekshme. Intuita ju udhëheq në rrugën e duhur, ndërkohë që do të jeni edhe më besimplotë.

Shigjetari (vlerësimi 8 pikë)
Kjo do të jetë një javë e shkëlqyer, gjatë së cilës do të merrni vendime të drejta dhe projektet e rëndësishme do të marrin formë konkrete. Do të punoni me ritme të larta, por të përballueshme, si edhe do t’ju ofrohen mundësi të favorshme profesionale. Marrëdhëniet me të tjerët do t’i keni të mira dhe të afërmit do t’ju bëhen krah. Një bisedë sqaruese hap horizonte të reja e interesante. Çdo nismë që do të ndërmerrni do të rezultojë e frytshme. Ky është momenti i duhur për të paraqitur idetë tuaja dhe të forconi pozitat e fituara.

Bricjapi (vlerësimi 7 pikë)
Gjatë kësaj periudhe mund të vendosni rregull në jetën tuaj dhe të ndërtoni diçka me baza të forta. Puna kërkon përkushtim dhe saktësi, por rezultatet do të jenë të kënaqshme. Gjatë mesit të javës do të jenë të favorizuara takimet profesionale, të cilat do të rezultojnë të suksesshme. Në jetën personale do të mbizotërojë nevoja për stabilitet. Nuk do të përjetoni asgjë tronditëse, por veprimet konkrete do të japin rezultate. Pragmatizmi bëhet çelësi i suksesit.

Ujori (vlerësimi 7 pikë)
Gjatë këtyre ditëve është mirë që të ruani qetësinë dhe të jeni të përqendruar në punët tuaja, pavarësisht vonesave apo ndryshimeve të papritura me të cilat mund të përballeni. Keni ide të mira, por duhet një strategji e qartë për t’i shndërruar në rezultate të prekshme. Disa marrëdhënie profesionale duhen menaxhuar me më shumë transparencë për të shmangur keqkuptimet. Në jetën personale duhet të tregoheni të sinqertë e të matur. Ditë pas dite, gjithçka do të rregullohet gradualisht.

Peshqit (vlerësimi 9 pikë)
Vendosmëria juaj do t’ju bëjë edhe më të fortë dhe do t’u hapë rrugën mundësive të reja për zhvillim. Java rrjedh në harmoni, me ditë produktive dhe të mbushura me kënaqësi. Marrëdhëniet shoqërore do të jenë të ekuilibruara, sidomos nëse do të tregoheni të matur e të sinqertë. Në punë do të merrni sinjale pozitive që do t’ju nxisin të vazhdoni përpara. Kujdes vetëm ndaj shpërqendrimeve të vogla. Në mënyrë që gjërat të jenë të qëndrueshme, duhet të jeni sa më konkretë. Atmosfera përreth jush do të jetë frymëzuese.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn