I gjendet një dozë kokainë, përfundon në pranga kandidati i Adriatik Lapajt në Sarandë

Policia e Sarandës tha se prangosi në flagrancë kandidatin e koalicionit “Shqipëria Bëhet”, Ergys Isufi.

Sipas raportimeve në media, Isufit i është gjetur një dozë kokainë. Fillimisht kandidati për deputet ka tentuar të largohet, por blutë mundën ta neutralizojnë..

Aktualisht, policia ka kryer edhe bastisjen e banesës së tij në Sarandë për të parë nëse gjendeshin sasi të tjera droge.

Ky zhvillim ka befasuar disi banorët e qytetit bregdetar, pasi Isufi nuk njihet si person problematik në Sarandë dhe nuk ka precedentë penalë. Prej kohësh ai jeton dhe punon në Suedi.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn