Ish-kryeministri Sali Berisha doi nga Prokuroria e Posaçme pak momente më parë.
Ai bëri me dije para gazetarëve se nga SPAK doli si i pandehur. Atij i është komunikuar akuza e korrupsionit pasiv e kryer në bashkëpunim.
“I pandehur, i pandehur! Ato që kanë qenë më parë. Më ka korruptuar dhëndri im. Asgjë nuk ndryshon, është vazhdimi i një hakmarrjeje politike.
Ajo që është themelore se nuk ekziston asnjë provë, fkt, dokument që të dëshmojë se në të gjithë këtë proces është zbatuar ligji dhe nuk ka asnjë firmë të Sali Berishës.”, deklaroi ai pas doli nga SPAK.
I pyetur nëse do ketë ndryshim të masës së sigurisë, Berisha u shpreh se:
“Ju bëni shaka që bëni këtë pyetje. Këta janë kukulla mjerane që zbatojnë urdhra. Unë jam i vendosur tu jap atë që meritojnë.”
Tashmë Berisha quhet i pandehur për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani
PJESE NGA KOMUNIKIMI ME GAZETARET
NJOFTIM PËR SHTYP
Berisha: Do të ketë një revoltë të përgjithshme, një lëvizje e cila synon për ti rikthyer shqiptarëve votën e lirë
Sali Berisha: Qëllimi është krijimi i qeverisë teknike. Me Edi Ramën zgjedhje të drejta nuk ka.
Pyetje: Si do ti imponoheni mazhorancës z. Berisha për qeveri teknike?
Sali Berisha: Me një revoltë të përgjithshme, një lëvizje të përgjithshme e cila synon për ti rikthyer shqiptarëve votën e lirë.
Pyetje: Kur do të mbahen këto protesta, çfarë date?
Sali Berisha: Nuk ka një datë, por do të caktohet shpejt.
Pyetje: A ishit të kënaqur sot me pjesëmarrjen e qytetarëve, demokratëve në mbështetjen tuaj para SPAK.
Sali Berisha: E jashtëzakonshme.
Pyetje: A do të ketë një rikthim të aksionit në parlament?
Sali Berisha: Opsioni është popullor kësaj here, synohet një aksion mbarë popullor.
Pyetje: Si do të koordinoheni ju me pjesën tjetër të partisë, pasi nuk është njëlloj si të jesh në terren.
Sali Berisha: Njëlloj nuk është, por komunikimi do të jetë non stop.
Pyetje: A do të keni një komunikim me aleatët z. Berisha?
Sali Berisha: Me të gjithë pa përjashtim.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE