“I pandalshëm”, Ronaldo synon Botërorin e 2026, rinovon kontratën me Al Nassr

Për herë të parë në 20 vite karrierë, mes Evropianit dhe Botërorit, C.Ronaldo mbylli një turne madhor pa lënë shenjë, zero gola të shënuar. CR7 ishte thjesht hija e emrit të tij në “Euro2024”, por as kjo nuk mjafton për të ndalur yllin portugez. Sipas mediave angleze, Ronaldo ka vendosur një objektiv të ri, synon të jetë pjesë e Portugalisë edhe në Botërorin e ardhshëm, në 2026, pavarësisht se në atë moshë do të jetë 41 vjeç.

Për t’i arritur këtij qëllimi, Ronaldo ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Al Nassr edhe për një tjetër vit, kontrata aktuale përfundon në 2025, por me një kusht: Ronaldo kërkon nga klubi saudit garanci sportive, të jetë në qendër të projektit, në mënyrë që të shkojë në Botërorin e tij të fundit në kushte sa më të mira fizike.

“Ëndrra ime është të fitojë me Botërorin me Portugalinë”, kështu u shpreh Ronaldo gjatë një interviste në Katar. Kjo është mbase mundësia e fundit për të për të realizuar këtë ëndërr. Ronaldo mbylli sezonin e tij të fundit më Al Nassr shifra të denja për një “top player”: 44 gola dhe 13 assiste në 45 ndeshje.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn